70 % ULJE NË “MEGATEK”/ 6 Ditë oferta të “çmendura” për festat e Nëntorit

Festa e Pavarësisë është një nga festat më të rëndësishme dhe bën bashkë të gjithë shqiptarët të festojnë kuq e zi.

Festat e Pavarësisë dhe Çlirimit kanë sjellë një bum ofertash dhe këtë vit, Megatek suprizon me ofertën magjike për të gjithë shqiptarët, nga data 24 deri me 29 nëntor ulje deri në 70 %, dhe nuk mjafton me kaq, sepse kur të paguani në kasë do t’ju merrni dhuratë edhe 30% të vlerës së shpenzuar për të blerë çfarë të dëshironi ju.

Është mahnitëse!

Megatek ofron 100 mijë produkte nga çdo kategori: elektroshtëpiake, ngrohje, ndriçimi, mobilimi, kuzhina dhe aksesorë, tekstile, zyra, hidrosanitare, shtrimi, lodra, artikuj sportivë, dekorues për Vitin e Ri e shumë të tjera.

Pra gjithçka që ju duhet e gjeni vetëm te Megatek!

“Nga data 24 deri më 29 Nëntor ne do t’i ofrojmë klientëve tanë ulje deri në 70 %. Dhe mrekullia vazhdon. Kur të paguani në kasë, Magatek do t’ju kthejë deri në 30 % të vlerës së shpenzuar për të blerë çfarë të doni ju.

Uljet prekin çdo kategori. Këto do të jenë 6 ditë shumë emocionuese jo vetëm për klientët tanë, por edhe stafi ynë është përgatitur për 6 ditët e blerjeve më lirë apo kurdo herë tjetër”, shprehet Megatek.

Për të gjithë ata që tashmë presin këto ulje të mëdha për të blerë gjithçka që ju duhet për ambientet e tyre familjare apo zyrë, në Megatek mund të blesh më mirë, sepse nuk gjen më lirë.