Buxheti 2024, Qeveria: Rritje deri në 22% për pagat e ushtarakëve

Buxheti i shtetit për vitin 2024 parashikon rritjen e pagave për mbi 6500 ushtarakë.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se rritja parashikohet në masën 7-22%.

Edhe më herët, kryeministri Rama është shprehur se ambicia e qeverisë është që të gjithë ata që veshin uniformën e Republikës së Shqipërisë të paguhen me mesataren e lartë të NATO-s.

“Ushtarakët shqiptarë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre, përkundrazi ata kanë paga ndër më të lartat, të cilat do të vazhdojnë të rriten drejt mesatares së NATO-s”, ka siguruar kryeministri.

Buxheti 2024, Qeveria: Rritje deri në 22% për pagat e ushtarakëve