Kristuli: Aktualisht kemi kthim të çmimeve pak a shumë, si përpara pandemisë dhe luftës
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2023, 10:59
Kryetari i Unionit Tregtar Agroushqimor dhe Industrial, Theodor Kristuli ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora Neës ku foli për rritjen e cmimeve në vend. Kristuli u shpreh se aktualisht kemi kthim të cmimeve pak a shumë si përpara pandemisë dhe si përpara lufte.
‘’Në shumë artikuj kemi ulje të cmimeve jo ngritje, sidomos tek pjesa e artikujve industrial. Aktualisht kemi kthim pak a shumë si përpara pandemie si përpara luftë të cmimeve. Në përgjithësi tani cmimet janë më të arsyeshme.
Për mallrat ushqimore që vijnë në jashtë ka nëj trend rritës, pasi në Evropë janë rritur cmimet. I vetmi problem që kemi është prodhimi vendas’’, tha ndër të tjera.
