Që prej nisjes së shtatzënisë, Kiara ka vetëm një neps...
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli ditën e djeshme konfirmuan një lajm, i cili aludohej prej kohësh. Ata po bëhen prindër për herë të parë.
Nëpërmjet një videoklipi shumë emocionues dhe një kënge të veçantë, çifti ndau me ndjekësit lajmin më të bukur të jetës dhe në rrjet vërshuan urimet.
Për të falënderuar të gjithë ndjekësit për urimet e përzemërta, Kiara dhe Luizi zhvilluan mbrëmjen e djeshme një video "live", ku bashkëbiseduan me ndjekësit e tyre.
Ata treguan se janë në qiellin e shtatë nga lumturia, ndërsa pranuan se e kishin fshehur lajmin, pasi dëshironin ta sillnin në mënyrë speciale.
Që prej nisjes së pritjes së ëmbël, Kiara ka vënë re disa detaje të çuditshme tek vetja.
Ajo ka treguar se dikur nuk i preferonte aspak ëmbëlsirat, ndërsa tashmë janë ushqimi numër 1 për të cilin ka më tepër neps. Sidomos tashmë që nisi sezoni i panetoneve, të cilat i konsumon çdo ditë.
Luizi nga ana tjetër bënte shaka, duke e këshilluar "të mbajë dorën" me shpenzimet.
