Rishikohen pagat e bashkive, skema e re do të nisë në vitin 2024. Censusi rishpërndan fondet
Qeveria parashikon ndryshimin e skemës së rrogave për administratën e bashkive. Lajmin e bëri të ditur përfaqësuesi i ministrisë së Financave gjatë diskutimit të projektbuxhetit në komisionin e ligjeve.
Sistemi i pagave do të ndryshojë edhe për punonjësve të bashkive. Në buxhetin e vitit të ardhshëm, është parashikuar një fond i posaçëm për formulën e re, ndërsa në diskutimin online në komisionin e ligjeve u bë e ditur edhe projekti për pushtetin vendor.
Përgjigja erdhi pas kërkesave të kryetarëve të bashkive për financimin e administratës së tyre.
Rishikim të shpërndarjes së parave nga qeveria qendrore do të ketë edhe pas publikimit të të dhënave që do të merren nga censusi i popullsisë.
Paraqitja e të dhënave u realizua pa praninë e opozitës e cila prej më shumë se një muaji ka nisur aksionin në parlament
