“Harrohen” Eksportuesit, Zusi: Do mbyllim fabrikat. Pr.Buxheti godet industritë. Në vend të hiqej taksimi, heqin rimbursimin e akcizës

Eksperti i ekonomisë, Alban Zusi në një intervistë në Ora Neës foli për projektbuxhetin e vitit 2024. Zusi u shpreh se projektbuxheti nuk mbështet sektorin e eksporteve dhe të industrisë.

“Së pari, pr.buxheti ka një problem të madh atë të mo moshmbështetje të sektorit të eksporteve dhe industrisë.

Dhe kjo ka për të qenë një goditje e madhe për këto sektorë dhe shumë shpejt do të ballafaqohemi me mbylljen e vendeve të punës.

Fakti që në këtë 10 mujor kemi mbi 310 milionë euro rënie të eksporteve është një sinjal jashtëzakonisht i fortë dhe të bësh një projektbuxet ku të mos parashikosh as edhe një qindarkë për ta mbështetur këtë sektor, duke e ditur që goditja nga monedha euro ka qenë pothuajse fatale për sektorin, por edhe tubulencat në këtë sektor janë të tilla që e impaktojnë shumë këtë, dhe është shumë e rëndë.

Po kështu ka një pjesë të paketës që hiqen të gjithë rimbursimet për industritë, rimbursimi i akcizës, i cili është një vendim i gabuar që u mor para 1 viti për të taksuar me akcizë gazin që përdoret për qëllime industriale, sepse atë nuk e takson asnjë vend i Evropës energjinë që përdorin industritë.

Dhe në vend të të hiqej taksimi, kjo qeveri heq rimbursimin, duke i kthyer kështu të gjitha industritë përpunuese vendase minimalisht 4 për qind më pak konkurruese, krahasuar me industritë e huaja.

Dhe duke i bërë jokonkurues jo vetëm eksportuesit, por i bën më pak konkurues edhe bizneset vendas.

Dhe në përgjithësi mund të themi që është një paketë, e cila jo vetëm nuk i ndihmon, por i godet industritë.

Së dyti, është sektori i bujqësisë i cili goditet qoftë me uljen e buxhetit, qoftë edhe nga ungesa e fondeve që ishin parashikuar të projekteve IPARD.

Duhet të them se nëse këto 3-4 vitet e fundit nëse bujqësia shqiptare vazhdoi të rritej, apo të ruajë ritmet e rritjes ishin pikërisht në sajë të investimeve që bëheshin nga IPARD-i.

Por minimalisht tani që këto fonde nuk janë më, do duhej që 25 për qind të fondeve që ishin në bashkëadministrim me BE-në duhej të ishin si pjesë e fondeve edhe për vitin 2024.

Dhe së treti, biznesve eksportuese iu është dhënë si e vetmja zgjidhje ristrukturimi, nuk ka asnjë lloj finanacimi për strukturimin e tyre.

Dhe në këto kushte ne do të mbyllim fabrikat, pasi nuk kemi çfarë hapash të ndërmarrim.

Është fakt tashmë i njohur se bizneset po i mbyllin fabrikat dhe është humbje kohe të merremi më: po shkurtojmë numrin e njerëzve, po shkurtojmë repartet.

Ai 350 milionëshi i famshëm që ka rënë në xhiro nuk është asgjë tjetër veçse pjesë e shkurtimeve që ne bëjmë.

I bëmë të gjitha përpjekjet tonat, u dhamë dhe mendime dhe opinione ekspertësh, por tani nuk ka mbetur gjë tjetër.

Pasi ne nuk e kemi ndërmend të dalim në rrugë”, u shpreh kreu i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zusi.