Elbasani e Fieri kërkojnë fonde, bashkitë ku u ndërtuan inceneratorët: Më shumë para për mbetjet

Në dy qytetet ku u realizuan inceneratorët, të hetuar nga SPAK, fondet e dhëna për mbetjet konsiderohen të pamjaftueshme. Për këtë në komisionin e ligjeve u apelua për ndryshimin e shumës së dhënë nga qeveria.

Nga ana tjetër kryebashkiakja e Lushnjes ndryshimin e kërkoi për bujqësinë.

Pas votimit në parim të projektbuxhetit, përmes mbledhjeve online kanë nisur dëgjesat e bashkive për fondet e dhëna.

Çështja e menaxhimit të mbetjeve urbane në dy qytetet ku janë projektet e inceneratorëve janë bërë shkak për të kërkuar më shumë para. Propozimet i kanë bërë kryebashkiakët e Elbasanit dhe Fierit.

Lushnja apeloi per me shume mbeshtetje te financimit per sektorin e bujqesise.

Një tjetër dëgjes ishte edhe për Pogradecin, ku kryetari i bashkisë kërkoi të merrte qiratë nga zonat e mbrojtura.

Fondet e kërkuara nga pushteti vendor do të rakordohen më parë me ministrinë e financave për të kaluar më pas me ndryshimin e fondeve.