Kosova e mbylli në vendin e parafundit, federata shkarkon trajnerin Glihan

Federata e Futbollit të Kosovës ka shkarkuar Primoz Glihan nga posti i trajnerit të Kosovës. Slloveni u emërua tekniku i dardanëve në datën 4 korrik, teksa drejtoi përfaqësuesen shqiptare në 6 ndeshje.

Duke arritur dy fitore (Andorra, Izrael), dy barazime kundër Zvicrës edhe dy humbje (Rumani, Bjellorusi).

Kosova e mbylli rrugëtimin në grupin I të eliminatoreve të Euro 2024 në vendin e parafundit (pestë) me 11 pikë.

FFK njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primoz Gliha.

FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvilluara pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse.

Federata ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme.

Përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar”, lexohet në komunikatën zyrtare të FFK-së.