Linja Spanjë-Gjermani, si u kapën 166 kg hashash grupit shqiptar
Një tjetër episod i zbuluar nga SPAK është trafikimi i një sasie marujanë nga Spanja drejt Gjermanisë.
Sipas Prokurorisë së Posaçme ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasi Bajram Grabova në bashkëpunim me personin nën hetim, Albert Prenga dhe shtetas të paidentifikuar kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për trafikimin e një sasie lënde narkotike të llojit marihuane nga Spanja për në Gjermani.
Siç është cituar edhe më sipër, rezulton se me datë 03.11.2020 nga Policia Gjermane është sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 166 kg, e dyshuar e llojit marihuane.
Kjo lëndë narkotike ishte ngarkuar ne kamion dhe drejtohej nga shtetasi shqiptar Bajram Grabova, i datelindjes 24.02.1963.
Nga përmbajtja e komunikimeve mes bashkebiseduesve të paidentifikuar, rezulton së përdorues i CMMINGS, i identifikuar si 97 shtetasi Albert Prenga është porositës dhe bashkëfinancues në trafikimin e lëndës narkotike të llojit marihuanë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë të paidentifikuar.
Kjo sasi, thotë SPAK, dyshohet se është nisur nga Spanja e nëpërmjet Francës dhe Luksemburgut, ka patur si destinancion final Germaninë.


