Grupi Bajri në qendrat e votimit në Shkodër me 14 maj, Kraja: Ka video më të rënda, ekzistojnë pamje të reja

Shefi i kabinetit të Berishës, Akil Kraja ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për  për denoncimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për ndërhyrje në zgjedhjet në Shkodër ku pjesëtarë të grupit Bajri janë parë në qendrat e votimit. Kraja u shpreh se videot me se cfarë flitet janë edhe më të rënda, ku ekzistojnë pamje të tjera.

‘’Heshtja e kryetarit të bashkisë aktual tregon se sa e rëndë është kjo video. Qytetarët e Shkodrës kanë qenë me 14 maj në një presion fizik. Autokolona, me makina të blinduara me individë të rrezikshëm në Shkodër.

Heshtja e Benet Becit tregon se po ka qenë një aksion politik. Prej 2 javësh Beneci nuk ka thënë asnjë fjalë. Video me se cfarë flitet janë më të rënda, ekzistojnë pamje të tjera, ka takime dhe transaksione politike elektorale’’, tha ndër të tjera Kraja.