Bregu: Inkriminimi më i rëndë se korrupsioni, radhët e policisë duhen pastruar me shpejtësi
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2023, 15:46
Gazetari, Sokol Bregu në një intervistë në Ora News foli për operacionin e fundit të SPAK ku u arrestuan disa efektivë të policisë. Bregu u shpreh se radhët e policisë duhen pastruar sa më shpejt.
‘’Balla që nga ardhja në detyrë ka paraljamëruar se një pjesë e policëve kanë përdorur Encrochat dhe Sky.
Ai publikisht ka thënë se nuk do të bëjë ndërrime për momentin në kupolën e lartë drejtuese të policisë derisa SPAK të nxjerrë të gjitha provat që mund ti lidhin disa prej drejtuesve të policisë me përgjimet.
SPAK e ka të domosdoshme një shpejtësi të lartë në këto hetime. Inkriminimi më i rëndë se korupsioni.
Radhët e policisë duhen pastruar me shpejtësi’’, tha ndër të tjera Bregu.
