Zjarr në banesën e një 84-vjeçareje në Elbasan, ka vetëm dëme materiale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2023, 13:55
Shtëpia e një të moshuare 84-vjeçare është përfshirë nga flakët në fshatin Bathës të Elbasanit.
Dyshohet se shkak është bërë një shkëndije në sobën e druve. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.
