Aksident në aksin Korçë-Pogradec, ''Fordi'' përplas një motomjet, plagosen dy 17-vjeçarë (PAMJE)


Në aksin rrugor Korçë-Pogradec një autmojet tip 'Ford' është përplasur me një motomjet. Për pasojë janë plagosur drejtuesi i motomjetit, shtetasi F.M 17 vjeç dhe pasagjeri në motomjet shtetasi A.K 17 vjeç.

Të dy të plagosurit u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Njoftimi i policisë Maliq:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 19.11.2023, rreth orës 18:10, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Veliternë, Maliq, automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin B. J., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 17 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi F. M. dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. K., 17 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit B. J., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.