Aksident në Krujë, makina përplas për vdekje 77-vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2023, 19:06
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Krujë.
Një makinë tip ''Audi'' ka përplasur për vdekje një 77 vjeçar.
Njoftimi i policisë Krujë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 19.11.2023, rreth orës 18:15, në Nikël, shtetasi E. K., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Audi", ka aksidentuar shtetasin S. S., 77 vjeç, banues në Nikël, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
