VIDEO/ Aksident i rëndë në Fier, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 5 persona të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2023, 22:10
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve si dhe tre pasagjerë.
Njoftimi i policisë Fier:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 21:20, në vendin e quajtur "Kthesa e Patosit" automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin G. G., 20 vjeç, banues në Belinë, Patos, është përplasur me automjetin tip "Ford" me drejtues shtetasin T. Rr., banues në Patos.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerët në mjetin tip "Ford", shtetasi I. Rr. dhe shtetaset Sh. Rr. dhe L. Rr., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
