I vodhën varësen e floririt dhe morën peng 18-vjeçarin policia kap Agim Drishtin, djalin e gazetarit Ismet Drishti
Agim Drishti, djali i gazetarit Ismet Drishti, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi së bashku me një person tjetër të quajtur Arnold Arapaj, kanë mbajtur peng një 18-vjeçar në “Unazën e Re”, duke i vjedhur dhe një varëse floriri.
Agim Drishti, është një personazh i njohur për policinë e Tiranës, pasi rezulton i dënuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësve të policisë”.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tiarën (18 nëntor), në rrugën ‘Loni Ligori’ në Unazë të Re, ku 2 të arrestuarit dhe 33-vjeçari i shpallur në kërkim i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, një 18-vjeçari.
Pasi e kanë grabitur, ata e kanë marrë atë me forcë në automjetin e tyre, duke i hequr lirinë për disa orë.
Rezulton se në dhjetor 2021 Agim Drishti, person me rekorde të mëparshme policore, është ndaluar nga një patrullë e skuadrës “Shqiponja” në Tiranë.
Ndalimi i Agim Drishtit është bërë nga efektivët e grupit “Shqiponja”, të cilët kanë kërkuar fillimisht ta ndalojnë dhe më pas ta kontrollojnë.
Por Agim Drishti, ka refuzuar të ndalojë dhe ka shfaqur veprime kundërshtuese me forcë, duke goditur me grushta punonjësit e policisë së Tiranës, që shërbejnë pranë skuadrës “Shqiponja”.
Nisur nga kjo situatë dhe mosbindja e vazhdueshme e Agim Drishtit, në dhjetor 2021 është bërë shoqërimi me forcë nga policia për akuzën e “Kundërshtimit me forcë të punonjësve të policisë” dhe “Goditjes për shkak të detyrës të punonjësit të policisë”.
Ky është një rast i përsëritur nga Agim Drishti, që shfaq sjellje dhune ndaj forcave të rendit dhe qytetarëve.
