Marrëveshja për kthimin e të burgosurve shqiptarë, "Independent”: Janë shpenzuar 1.5 milion paund për minibusë dhe mjete
22 mikrobusë dhe 17 automjete elektrike me vlerë 1.5 milionë paund, do të përfitojë Shqipëria nga Britania e Madhe si pjesë e marrëveshjes për ekstradimin e të burgosurve shqiptarë, sipas gazetës ‘The independent’.
Sipas marrëveshjes së shpallur në maj të këtij viti, 200 shtetas shqiptarë të burgosur në Angli dhe Uells do të riatdhesohen për të vuajtur në vendlindje pjesën tjetër të dënimit.
Në këmbim të kësaj, qeveria angleze ka deklaruar se do të ndihmonte në modernizimin e sistemit të burgjeve shqiptare, shkruan prestigjiozja.
Marrëveshja sipas medias britanike pritet t'i kushtojë Ministrisë së Drejtësisë rreth 8 milionë paund gjatë dy viteve, me financime të tjera për burgjet shqiptare.
Zyrtarët anglezë këmbëngulën se kjo paraqet një kursim kostoje, duke theksuar faktin se kushton 40 mijë paund në vit për të strehuar çdo të burgosur atje.
Britania e Madhe e ka përshkruar ofrimin e automjeteve elektrike si “pjesë e lëvizjes drejt zeros neto dhe është pjesë e një nisme më të gjerë gjelbërimi”
Më herët, Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk është shprehur se qytetarët presin që kriminelët e huaj të vuajnë dënimet e tyre jashtë shtetit, jo në burgjet tona në kurriz të taksapaguesit.
Ministria angleze e Drejtësisë nuk ka dhënë detaje se kur do të dorëzohen automjetet dhe nëse do të dërgohen më shumë në të ardhmen, përmbyllet artikulli I medias britanike The Indipendent.
