Kitara e Kurt Cobain shitet në ankand për më shumë se 1.5 milionë dollarë
Kitara e këngëtarit të Nirvana, Kurt Cobain, u shit në një ankand në SHBA për më shumë se 1.5 milionë dollarë. Bëhet fjalë për ikonë blu “Skystang I” Fender Mustang, të cilën e luajti gjatë turneut të tij të fundit.
Shitja u realizua të premten duke prekur shumën marramendëse për 1.45 milionë euro në një ankand në Nashville, Tenesi.
Ndërkaq Xhinset e grisura që ai veshi në videoklipin e këngës “Heart-Shaped Box” dhe në MTV Video Music Awards kushtuan më shumë se 400 mijë dollarë. Pantallonat vlerësoheshin nga 10.000 deri në 20.000 dollarë.
Ankandi ishte pjesë e ankandit treditor “Të luajtur, të veshur dhe të grisur: Rock N’ Roll Iconic Guitars and Memorabilia”, i cili shfaqi më shumë se një mijë artikuj të madhështorëve të muzikës si Cobain, Eric Clapton, Elvis Presley, Prince, Beatles dhe Frank Zappa.
