“Nikolla ka dhënë urdhër për rrethimin e Kuvendit”/ Bardhi: Asnjë gardist nuk pengon dot opozitën

Seanca parlamentare e së hënës pritet të jetë edhe më e tensionuar se ato ku opozita ka ndërmarrë aksionin.

Gazmend Bardhi ka paralajmëruar se forcat e gardës do të jenë edhe më të shtuara. Madje përmes kësaj foto ai thotë se po bëhen prova të përgjithshme se si do të ndërhyhet për të parandaluar ngjarje si ato të seancave të fundit

Në pamje, për të cilën Bardhi thotë se është urdhër i paligjshëm i kryetares së kuvendit, garda krijon kordon mes podiumit të foltores dhe ministrave, po ashtu efektivë të tjerë sigurojnë korridorin para podiumit dhe deputetëve.

Të tjerë janë rreshtuar mes ulëseve të mazhorancës dhe opozitës. Bardhi e cilëson këtë veprim si një shpallje zyrtare të shtetit personal e autokrat sipas tij të Edi Ramës.

Gazment Bardhi: Sot jemi njohur me urdhrin e paligjshëm të Lindita Nikollës për të rrethuar të hënën sallën e seancave plenare me forcat speciale të Gardës së Republikës, duke shpallur kështu zyrtarisht shtetin personal autokrat të Edi Ramës. Siç shihet edhe në foton bashkëlidhur Garda e Republikës është urdhëruar të bëjë “provat” gjatë ditës së sotme sesi do të rrethojnë deputetët e opozitës gjatë seancës plenare të së hënës! 

Duke dënuar me forcë këtë degradim të regjimit të Edi Ramës, duam të sigurojmë se nuk ka gardist e polic që mund të pengojë dhe intimidojë opozitën në misionin për të kthyer parlamentarizmin dhe për të mbrojtur të drejtat kushtetutese të opozitës. Një Parlament, ku deputetët rrethohen nga forcat e sigurisë gjatë vendimmarrjes së tyre, nuk mund të jetë kurrë Parlamenti i një vendi demokratik, anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE. Është akt i paprecedent në 32 vite demokraci, shndërrimi i sallës së Kuvendit nga salla e përfaqësuesve të qytetarëve, në sallën e gardistëve qeveritar. Ky Parlament është turpi i Shqipërisë, njëlloj si qeverisja e korruptuar e Edi Ramës.

Kuvendi do të mblidhet të hënën në seancë ku parashikohet miratimi në parim i buxhetit të vitit të ardhshëm

“Nikolla ka dhënë urdhër për rrethimin e