Berisha: Rama dhe thjeshtra janë të implikuar kokë e këmbë me projektin e Eko Parkut! U vodhën 12 milionë euro
Sali Berisha, theksoi sot në konferencën e shtypit lidhur me denoncimin e aferës së inceneratorëve se nuk ka ndërmend kurrë të heqë dorë nga kjo çështje.
Ai e garantoi Edi Ramën se sa kohë të jetë kjo parti, nuk do i ndahet kurrë vjedhjes së shekullit, sepse ai është autori kryesor. Në vazhdim, Berisha kaloi në një tjetër aferë korrupsioni, kësaj radhe edhe familjar kryeministror.
Berisha: Sot ne këtu rikthejmë para jush njërën nga çështjet flagrante korruptive, kur Rama dhe thjeshtra janë të implikuar kokë e këmbë. Për dijeninë tuaj, Klodian Zoto dhe thjeshtra, i vjedhin ëndrrën Edi Ramës dhe bëjnë një projekt për Eko Parkun e Porto Romanos, muaj përpara se të zgjohej Rama me sihariqin se në Porto Romano do ndërtojmë një Eko Park. Për këto dhe të gjithë aferën e turpshme korruptive, ku firma e Ramës nxin në mënyrën më të qartë për çdo shqiptar përveç organizatës kriminale të SKAP-it të partisë, që e ka të ndaluar ta shohë, zoti Eno Bozdo që e ka trajtuar këtë çështje në mënyrë shumë të vendosur dhe të hollësishme, do ju referojë ju tani! Kjo duhet të jetë sallë gjyqi për Edi Ramën. Se nuk ka SKAP. Se po të kishte organe drejtësie, nuk ka nevojë t’i bëjmë ne. Në mungesë tyre do bëjmë gjyqin publik. Prokurorin publik, avokatin publik, gjykatësin publik. Jo të shtetit.
Këtë do ta konceptoni në këtë formë. Në mungesë të drejtësisë, se po të ishte drejtësia, nuk është e drejtë që të konsumojmë kohën me këto çështje. Në mungesë të drejtësisë, në emër të mbrojtjes të interesit publik, kjo sallë do t’i bëjë gjyqin publik Edi Ramës. Ne do paraqesim vetëm dokumente zyrtare dhe gjithçka të bazuar në dokumente zyrtare." "Ku fluturuan 12 milionë euro? Afera familjare po mbulohet nga SKAP-i i partisë". "Pra, e shihni, një aferë korruptive si në filma. Shpall se do të ndërtojë Eko Parkun me iniciativë private. Bëhet tenderi, marrin pjesë katër kompani serioze.
