Delegacioni shqiptar në Budapest, pjesë e takimit të kryeparlamentarëve të Europës Juglindore
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj bashkë me deputetët Blerina Gjylametaj dhe Kreshnik Çollaku morën pjesë në takimin e krerëve të parlamenteve të vendeve të Europës Juglindore, që u zhvillua në Budapest me fokus integrimin europian.
Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe Kryetari i Dhomës së Deputetëve të parlamentit italian, Lorenzo Fontana ishin dy folësit kryesorë në këtë takim, të cilët nënvizuan nevojën e të qenit unitarë brenda Europës por dhe respektues ndaj identitetit të çdo vendi që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së.
“Sa kohë deviza e Unionit është ‘të barabartë brenda diversitetit’, është e qartë se duhet të punojmë për të përafruar modelin e demokracisë, ligjbërjes, respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut. Vizioni duket i qartë, por rruga e mbërritjes kërkon durim dhe përpjekje reale”, u shpreh Felaj.
