Balla dhe Agaçi takim me kryeministrin e Moldavisë, diskutohet për përmbylljen e tre marrëveshjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2023, 14:32
Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, në vijim të vizitë zyrtare në Moldavi, u pritën në një takim nga kryeministri Dorin Recean në Chişinău.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me përmbylljen së shpejti të tre marrëveshjeve mes dy vendeve, atë të sigurimeve shoqërore, marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit si dhe të notave dhe diplomave.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe mbi fushën e turizmin, ndërsa u mirëprit rritja vit pas viti e turistëve moldavë në Shqipëri.
