Hasani-Grossi: ANEA, mbështetje të vazhdueshme për Shqipërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2023, 15:16
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) me Drejtorin e Përgjithshëm Rafael Grossi.
Hasani konfirmoi mbështetjen dhe angazhimin e përkushtuar për të punuar së bashku me ANEA, veçanërisht në kuadër të Kornizës së re të Programit Vendor për 2024-2030.
Ai u shpreh po ashtu thellësisht falënderues për drejtorin Grossi dhe ANEA-n, për ndihmën e dhënë pas tërmetit të vitit 2019, gjatë pandemisë COVID-19 dhe për mbështetjen e vazhdueshme të paçmuar për Shqipërinë.