Parlamenti në kaos, Kulluri: Kriza shumë më e thellë se kjo që shohim, figura e Presidentit kukull

I ftuar në Ora News, analisti Edvin Kulluri u shpreh se kjo është një krizë më e thellë politike, sepse kjo është një vijimësi i parlamentit që erdhi pas marrëveshjes së 2008.

Ai shtoi se edhe presidentit të republikës i janë hequr shumë kompetenca dhe ai është bërë një figurë kukull tashmë.

Kulluri: Parlamenti nuk është duke ushtruar funksionin e tij kushtetues dhe politik, por ne kemi vendosur që të bëjmë opozitë ndryshe. Shkaku i kësaj gjendje në parlament është arroganca e një kryeministri që ka dalë si figurë autokratike se si e trajton parlamentin nga marrëveshja e 2008 dhe listat e mbyllura që nuk përfaqësojnë sovranitetin e popullit, por të kryetarëve të partive. Këto rreshta nuk përfaqësojnë mendimin e lirë dhe prandaj nuk shkaktojnë legjitimitet.

Berisha është ndër shkaktarët e këtij degradimi të parlamentit, qysh pas gjithë qeverive pas 2008. Kjo është një krizë më e thellë, sepse kjo është një vijimësi i parlamentit. Edhe presidentit i janë hequr shumë kompetenca dhe ai është bërë një figurë kukull.