Sot përkujtohet përvjetori i çlirimit të Tiranës nga nazistët

Data e sotme, 17 nëntor shënon 79-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga ushtria gjermane në vitin 1944.

Trupat e brigadës së parë sulmuese të udhëhequra  më 17 nëntor 1944, çlirojnë Tiranën nga nazistët gjermanë pas 19 ditë luftimesh të ashpra, ku banorët e kryeqytetit luajtën rol aktiv.

Forcat partizane patën edhe mbështetje nga ajri nga forca ajrore britanike që sulmonin autokolonat gjermane jashtë kryeqytetit, ndërsa disa qindra parashutistë anglezë u hedhën në zonat midis liqenit të Ohrit dhe bregdetit shqiptar për sulme të bashkërenduara me partizanët.

Të nesërmen, më 18 tetor, radioja gjermane në Berlin pranoi se trupat e prapavijës naziste kishin mundur të tërhiqeshin nga kazermat e Tiranës duke iu shmangur rrethimi