Aksident i rëndë në Kavajë, i riu humbet kontrollin e makinës dhe bie në kanal, ndërron jetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2023, 21:16
Në aksin rrugor "Gosë-Vilë Bashtovë", shtetasi B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.
Si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.