Hapet EdUSA në Tiranë: Studentët do të kenë mundësinë të studiojnë në SHBA
Nxënës të gjimnazeve apo studentë të fakulteteve do të kenë mundësinë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qendra Education USA ka hapur dyert për t’i dhënë mundësinë të rinjve shqiptarë që të vijojnë me studimet e tyre në Amerikë.
Në ceremoninë e zhvilluar tek ish-piramida mori pjesë dhe i ngarkuari me punë i Ambasadës në SHBA, David Wisner, i cili gjatë fjalës së tij e cilësoi një mundësi për të mirë jo vetëm për Shqipërinë por edhe për njohjen e kulturës së vendit tonë.
Wisner: Jetojmë tashme ne një bote me te ndërlidhur ndërsa studentet shqiptare do te studiojnë ne Amerike është një hap me tepër për t’i dhënë me shume Shqipërisë. Nga ana tjetër edhe populli amerikan do te mësojnë me shume për Shqipërinë.
Kjo është një mundësi tepër e mire për te dy vendet e për këtë ne jemi te lumtur qe bëjmë te mundur hapjen e dyerve.”
Sa i përket kritereve për studentët, informacionet i dha udhëzuesja Aida Hudhri, e cila do t’i ndjekë pas në çdo hap.
EdUSA është një rrjet prej 430 qendrash në të gjithë botën, që këshillojnë nxënësit për të studiuar në SHBA.
