Muçi: Strasburgu thotë se është përdorur forcë e panevojshme nga ana e shtetit në 21 janar

Në “Drejt” nga Luan Rama, avokati Besnik Muçi u shpreh se Strasburgu ka konkluduar ka rishqyrtuar të gjitha aktet dhe dokumentet e dosjes së 21 janarit për Nikajn dhe të tjerët.

Muçi: Strasburgu ka konkluduar ka rishqyrtuar të gjitha aktet dhe dokumentet e dosjes së 21 janarit për Nikajn dhe të tjerët. Hetimi është bërë i përbashkët si fillim dhe çështja e Nikës është ndarë sepse nuk është identifikuar autorin. Për të tjerët u dënuan punonjësit e Gardës.

Gjykata kur analizon pse është shkelur e drejta e jetës thotë se ka qenë forca e panevojshme nga shteti dhe kuadri ligjor për përdorimin e armëve të zjarrit ka qenë me mangësi. Ligji ishte pak konfuz dhe lejohej arma të përdorej kur sulmohej institucioni, sigurisht në ajër.