39-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës, flasin banorët e zonës: S'kemi dëgjuar krismë, personin se kemi parë në zonë më parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2023, 14:51
Ende ndodhet ne automjetin tip “Volsvagen” 39-vjecari me iniciale J. B, i gjetur i pajete mesditën e sotme në Daullas të Libofshës.
Ai është gjetur pa shenja jete, ku dyshohet se është vetëvrarë me arme zjarri, ndërkohë qe banoret e zonës shprehen te habitur nga kjo ngjarje.
Ata pohojnë se zona e tyre është mjaft e qetë dhe deri në orën 8:00 të mëngjesit nuk kanë parë asnjë makinë.
Banorë të tjerë pohojnë se rreth orës 8:30 automjeti është parë i parkuar, por nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme.
Për ta personi është i panjohur dhe nuk e kanë parë më parë në zonë.
Ndërkohë grupi i ekspertizës është duke kryer veprimet hetimore.

