Qyno: Në 21 janar kishte celula, Rama tha do ta zbardhte, por bën vetëm atë ritualin me trëndafil
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2023, 22:14
Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Elton Qyno u shpreh se kryeministri Rama çdo 21 janar merr atë trëndafilin dhe merr edhe atë nënë dhe var fytyrën e bën atë ritualin e përvitshëm.
Qyno: Celulat e sjellat e tjera kishim marrë hu dhe godisnin në mënyrë të vazhdueshme FNSH-në. Ishte njëri që i binte policit dhe e fajësonte për çmimin e vajit. Ishte një non sens total. Strasburgu nuk ka zgjidhur asgjë, vetëm u ka dhënë fitore morale familjarëve dhe ka thënë që tu rihetohet procesi.
Kryeministri Rama çdo 21 janar merr atë trëndafilin dhe merr edhe atë nënë dhe var fytyrën e bën atë ritualin, ishte vetë ky që thoshte se kur të vijë në pushtet do të zbardhë të parën çështje atë të 21 janarit.
