Gjonçaj, bashkëbisedim me gazetarët që mbulojnë punimet e Kuvendit

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Genci Gjonçaj, zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët të cilët mbulojnë punimet e Kuvendit.

Gjatë diskutimit, Gjonçaj mirëpriti sugjerimet, komentet dhe pyetjet e ndryshme të gazetarëve, në lidhje me ushtrimin e punës së tyre në Kuvend dhe bashkëpunimin dypalësh.

Përgjatë takimit, Gjonçaj informoi mbi investimet më të fundit që po bëhen për rritjen e cilësisë së transmetimit të sistemit audo-video të mbledhjeve të komisioneve parlamentare dhe garantoi se rritja e transparencës për median dhe publikun mbeten fokus i punës së Kuvendit.

Në përfundim të takimit u dakordësuan disa masa për lehtësimin e aksesit të medias në punimet e komisioneve parlamentare dhe seancave plenare, si dhe krijimi i një tradite takimesh periodike për të diskutuar çështje të caktuara dhe forcuar bashkëpunimin mes Kuvendit dhe medias.