Gazetari Kasapi tregon takimin me Dritan Rexhepin: Fliste kulturuar dhe ishte shumë i qetë
Gazetari, Jul Kasapi ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për arrestimin e Dritan Rexhepit në Turqi i cili cilësohet edhe si baroni i drogës. Kasapi tregoi edhe momentin e takimit me Dritan Rexhepin ku e përshkroi si një person shumë të qetë dhe të kulturuar.
‘’Unë mendoj se kemi të bëjmë me një tjetër model të asaj që ne njohim të personazheve të botës së krimit.
Nëse jemi mësuar me personazhe të cilët të vetmen mënyrë të komunikimit kanë armën, nga ana tjetër une kam diskutuar me një person i cili arrinte të fliste kulturuar.
Rikujtojmë se i kishte hyrë juridikut. Nga ana tjetër një person tejet i qetë. Ndosha më shumë i qetë sec duhet. Nga kjo kam arritur të kuptoj se kemi të bëjmë me një tjetër profil të botës së krimit.
Gramoz Rexhepi është njëri prej personazheve të botës së krimit i cili ka arritur të mbijetojë në një terren tejet të vështirë sic është Guajakili’’, tha ndër të tjera Kasapi.
