Kadillari: Shqipëria nuk ka ditur asgjë për arrestimin e Dritan Rexhepit, është marrë vesh nga mediat turke
Gazetarja, Aulona Kadillari ishte e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për arrestimin e Dritan Rexhepit në Turqi i cili cilësohet edhe si baroni i drogës. Kadillari u shpreh se Shqipëria nuk ka ditur asgjë për arrestimin e Dritan Rexhepit dhe se përveç Italisë Rexhepin e kërkojnë edhe Spanja me Belgjikën.
‘’Përvec Italisë, edhe Spanja dhe Belgjika janë dy vende që e kërkojnë Dritan Rexhepin. Shqipëria realisht nuk ka ditur asgjë për arrestimin e Dritan Rexhepit. Është marrë vesh nga mediat turke arrestimi i tij.
Sot ka bërë ministria e Drejtësisë një kërkesë për ekstradimin e Dritan Rexhepit, por gjithashtu është Italia është Spanja dhe Belgjika ku ka kryer vepra penale. Rexhepi ka dalë nga burgu në Ekuador për sjellje të mirë’’, tha ndër të tjera Kadillari.
