EMRI + FOTO/ Makineria e punës i shtyp kokën 26-vjeçares shqiptare në Itali

Një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën ditën e sotme teksa ishte duke punuar në një fabrikë në Itali.

E reja ishte duke punuar ne fabrikën ushqimore Bocon në Pieve di Soligo (Treviso) ku ishte e punësuar prej disa kohēsh.

Anila Grishaj ka qenë duke punuar me një mjet për paketimin e ushqimeve te ngrira kur i ka ngecur koka në makineri.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një mosfunksionim të makinerisë apo nëse tragjedis është shkaktuar nga mungesa e pajisjeve për mbrotjen e punëtorëve.

Shqiptarja humbi jetën rreth orës 16:00, pak para përfundimit të turnit të punës.

EMRI + FOTO/ Makineria e punës i shtyp kokën 26-vjeçares

Burimi: Il Messaggero