Autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet, Balluku: Do shtohet me dy korsi në çdo anë, ka fluks automjetesh
Vitin e ardhshëm do të nisë zgjerimi me dy korsi në çdo anë të autostradës Tiranë-Durrës.
Projektin e bëri të ditur ministrja Belinda Balluku, e cila në komisionin e Ekonomisë zbardhi dhe investimet me buxhetin e ri.
Një ndër to është përfundimi në qershor i tunelit të Llogarasë. Për shkak të aksionit të opozitës diskutimet u zhvilluan online.
Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës do të jetë prioritet i qeverisë në vitin e ardhshëm.
Ministrja e infrastrukturës dhe energjetikës në raportimin në komisionin parlamentar të Ekonomisë shprehet se projekti vjen si pasojë e fluksit të shtuar të automjeteve.
Kësaj situate i shtohet dhe ndërtimi i Durës Marina Bay dhe portit të ri në Porto Romano.
Tuneli i Llogarasë, koridori blu dhe jo vetëm po ashtu pritet të përfundojnë brenda afateve.
Vijimi i Unazës së madhe në Tiranë do të ketë mbështetjen nga qeveria.
Balloku prezantoi po ashtu edhe zgjerimin dhe akset ku do të financohet për lidhjet mes qyteteve dhe rajoneve.
Prezantimi i projektbuxhetit u zhvillua online si pasojë e aksionit të opozitë.
Në të njëjtën situatë mbledhja u zhvillua edhe në veprimtarinë prodhuese edhe në atë të medies.
