Maliqi: Hajdari duhet të ikë se fshehu dënimin në Greqi, e vodhi mandatin me oligarkun Salillari
I ftuar në Ora News, ish-kandidati për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi u shpreh se kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari e ka fshehur dënimin që ka pasur në Greqi.
Lefter Maliqi shtoi KreshnikHajdari ka edhe kallëzime në SPAK bashkë me Salillari që i ka dhënë mandatin me shpërdorim detyre.
Maliqi: Edhe unë kam qenë në Greqi dhe më ka kapur polici, por nuk kam qenë i dënuar. Me dekriminalizimin nuk të kap ligji nëse nuk e fsheh dënimin, por ky e fsheh. Ky ka edhe kallëzime në SPAK bashkë me Salillari që i ka dhënë mandatin me shpërdorim detyre. Ky ka edhe dy kallëzime në SPAK për këtë çështje, dhe tha se po hetohet, ja erdhi vendimi nga Greqia.
SPAK-u ka një detyrë, nuk them ta arrestojnë, por t’i hetojë pasurinë sepse nuk mund të luash me taksat e qytetarëve. Këta vetëm vjedhin dhe tallen me qytetarët, ndërsa Kuçova është lënë në harresë si në Kandahar. Është fukarallëk i madh dhe shpërdorim i madh. Ajo bashki duhet t’i kthehet qytetarëve. Unë e quaj veten të njëjtë me ata qytetarë, dhe tenderave korruptive u duhet vënë kyçi. Unë them që duhet të ketë zgjedhje të reja dhe do të kandidoj sërish. Është një mandat i vjedhur. Salillari ka ndërhyrë me avokatin e vet sepse ai e ka vendosur kandidat te Rama.
