FOTO/ Kuzhinieri i njohur bëhet baba për herë të gjashtë
Shefi i njohur i kuzhinës, Gordon Ramsay, ka mirëpritur fëmijën e tij të gjashtë me gruan Tana.
Këtë lajm e ka zbuluar vetë 57-vjeçari me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social "Instagram", ku ka postuar një foto nga materniteti dhe ka shkruar: "Sa dhuratë e mrekullueshme për ditëlindje, mirë se erdhe Jesse James Ramsey, 3.1 kg!! Një tjetër paketë dashurie për "brigadën" Ramsay!! 3 djem, 3 vajza… Kaq."
Çifti tashmë janë prindër të Meganit, më e madhja, e cila tashmë është në të 20-at, binjakët Jack dhe Holly, Matilda "Tilly" dhe Oscar.
Gordon Ramsay njihet shumë për figurën e tij si pjesë e botës së kulinarisë si një ndër shefat më të famshëm në botë, por familja e tij e madhe është padyshim në qendër të vëmendjes kur bëhet fjalë për jetën e tij private.
Rikujtojmë se së fundmi duke diskutuar me Jamie Theakston dhe Amanda Holden në emisionin "Heart Breakfast", Ramsay foli gjatë për familjen e tij.
View this post on Instagram
