Çfarë po ndodh? Garda bllokon opozitën, deputetët nuk lejohen të hyjnë në Kuvend për mbledhjen e grupit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2023, 12:11
Vijon situata absurde në Kuvendin e Shqipërisë.
Teksa socialistët mblidhen në kushte lufte online, opozitarët nuk lejohen të hyjnë në Kryesinë e Kuvendit për të ushtruar detyrën e tyre.
Denoncimi vjen nga Deputeti i PD-së, Edmond Spaho i cili ndonëse është paraqitur sipas njoftimit të Gazment Bardhit në Kryesinë e Kuvendit, për të qenë në mbledhjen e grupit, është penguar nga Garda e Republikës.
Ky deputet vazhdon të jetë i përjashtuar nga jeta parlamentare, pas vendimit të Sekretariatit të Etikës.
