Nisma “Të rimbjellim Pishporon”, Agron Duka: Kjo zonë të rigjenerohet sa më shpejt

Nga masivi pyjor i djegur i Pishporos dhe Darëzezës, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka lancuar nismën “Te rimbjellim Pishporon” ku do te nisë mbjellja e 1000 fidaneve të rinj për të mundësuar rigjenerimin e sipërfaqes së shkrumbuar nga flakët.

“Nuk jam këtu të flas për politikë apo të gjykoj punën e qeverisë , por për sesibilizim për mbështetje të kësaj nisme”– ka thënë Duka i pyetur nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe ndërhyrja nga ajri e kufizuar.

“Kjo zonë duhet të rigjenerohet sa me shpejt dhe nuk duhet te betonizohet pasi është zonë e mbrojtur me nje status të vecantë”– ka thënë Duka.