Mjeku pediatër: Ulja dhe luhatja temperaturave ndikon te fëmijët, kemi pasur fluks të lartë në spital

Në një intervistë për Ora Newss, Bektash Mandri u shpreh se nëntori erdhi me rënie dhe luhatje të temperaturave çka i bëjnë fëmijët më të ndjeshëm.

Ai tha se në qendrat shëndetësore ka pasur një fluks të lartë, por i kontrollueshëm, duke shtuar se shumica janë më komplikacione në rrugët e frymëmarrjes.

Mandri: Kemi kaluar një verë të gjatë, sepse deri në tetor kemi pasur njerëz në plazhe. Nëntori erdhi me rënie dhe luhatje të temperaturave çka i bëjnë fëmijët më të ndjeshëm. Dimri ka numrin më të lartë të virozave themi, por në fakt e ka vjeshta sepse fëmijët e kanë më të vështirë për t’ju përshtatur temperaturave.

Në qendrat shëndetësore kemi pasur një fluks të lartë, por i kontrollueshëm. Kemi pasur infeksione të rrugëve të sipërme dhe të ulta të frymëmarrjes. Po ashtu edhe meningite kur fëmijët nuk trajtohen dhe nuk kujdesen siç duhet për ta.