PRETENCA/ “Korrupsion” dhe “ryshfet”, prokuria kërkon 4 vite burg për Joana Duron e “Shëndetësisë”
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2023, 12:30
Për ish- numrin dy të ministrisë së shëndetësisë Joana Duro, prokuroria e posaçme ka kërkuar 4 vjet heqje lirie nën akuzën e korrupsionit pasiv.
Ndërsa për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.
Vladimir Topi, administratori i kompanisë “Dricons” rrezikon 2 vjet burgim, nëse gjykata merr parasysh kërkesën e prokurorit, Dritan Prençi.
Për inxhinierin, Silvi Shehi, organi i posaçëm i akuzës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim. Të tre të pandehurit akuzohen për korrupsion aktiv.
Sipas SPAK ata i dhanë Laura Shtetos 330 mijë lekë për të përfituar tenderin e sipervizimit të disa qendrave shëndësore në Tiranë e Durrës.

