Nën akuzë për ngacmimin seksual të minorenes, jepet masa për 59-vjeçarin në Korçë. Ja çfarë tha në sallën e gjyqit
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurise arrest me burg për 59-vjeçarin nga fshati Pojan, i cili u arrestua tre ditë më parë për ngacmim seksual të një vajze 13-vjeçare.
Ndërkaq avokati i caktuar kryesisht kërkoi një masë më të butë sigurie për Salën, i cili gjatë seancës mohoi akuzat.
Anesti Sala nuk ka pranuar që ka ngacmuar seksualisht të miturën, duke u shprehur para trupin gjykues që nuk e njeh këtë familje.
Ai ka deklaruar se është ndeshur me to në një moment të vetëm kur kanë pasur një debat që sipas tij edhe ky debat është zhvilluar në gjendje të dehur. Sipas tij, konflikti ka qenë me gjyshen e vajzës.
Ndërkohë e shprehur për mikrofonin e News24, gjyshja e 12-vjeçares ka pohuar faktin që është konfliktuar me 59-vjeçarin por për arsye të ngacmimit të vazhdueshëm dhe përndjekjes së mbesës së saj.

