I theu këmbën 3-vjeçares në kopësht, gjykata cakton masën e sigurisë për edukatoren: Se kam prekur me dorë

Gjykata ka caktuar arrest me burg për edukatoren që i theu këmbën një vajze 3-vjeçare në një kopësht privat në Tiranë.

Para gjykatës, edukatorja Majlinda Dehima ka shprehur pendesë për aktin, ndërsa ka thënë se nuk e ka kuptuar situatën në fillim.

"Nuk e kam prekur me dorë. Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin.

Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë një situatë të tillë të kishte ndodhur", ka deklaruar para gjykatës Mjalinda Dehima. 

I theu këmbën 3-vjeçares në kopësht, gjykata cakton