Tjetër denoncim, 41-vjeçarja dyshon se djali i saj është dhunuar nga mësuesja kujdestare dhe drejtoresha

Pas rastit të rëndë në kopshtin privat “Stinët”, ku një edukatore dhunoi vajzën e mitur 3 vjeçare, duke i thyer edhe këmbën, një tjetër denoncim është bërë në polici.

Këtë herë policia thotë se bëhet fjalë për një 41-vjeçare, e cila ka deklaruar se dyshon se djali i saj është dhunuar nga mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës.

Njoftimi i policisë:

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja I. A., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshon se në muajin tetor, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës që frekuenton djali i saj i mitur, kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Grupi hetimor po kryhen të gjitha veprimet procedurale, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e policise.

Nderkohe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.