Vdekja e futbollistit në Rrogozhinë, reagon Federata e Ganës: Do të na mungojë përgjithmonë!

Federata e Futbollit të Ganës ka reaguar pas vdekjes në fushën e lojës në Rrogozhinë të futbollistit Raphael Dwamena.

Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare, Federata shkruan se Raphael përfaqësoi Ganën me gjithë zemër dhe pagoi detyrimet e tij ndaj vendit.

Ata gjithashtu i shprehin ngushëllime familjarëve dhe të afërmve për humbjen e 28-vjeçarit.

Reagimi i Federatës së Futbollit të Ganës:

Mendimet tona janë me familjen e Raphael Dwamena në këtë kohë të vështirë.

Raphael përfaqësoi Ganën me gjithë zemër dhe pagoi detyrimet e tij ndaj vendit deri në vdekjen e tij fatkeqe.

Do të na mungojë përgjithmonë për përkushtimin e tij në Kombëtaren tonë.