VIDEO/ Bayerni fiton me poker dhe merr kreun, Dortmundi pëson tjetër humbje
Bayern Munchen rikthehet në krye të klasifikimit në Bundesligë, pas suksesit 4-2 ndaj Heidenheim. Kampionët e Gjermanisë e nisën mjaft mirë në pjesën e parë me dopietën e Kane, për t’i patur gjërat më të thjeshta në pjesën e dytë.
Miqtë gjithsesi reaguan mjaft mirë në pjesën e dytë. Tim Kleindienst ndezi shpresat e skuadrës modeste, ndërsa Beste në të 70-tën bëri që gjithçka të niste edhe një herë nga e para. Gjithsesi, nuk kishte histori për t’u shkruar për këtë ndeshje, pasi Guerreiro dhe Chuopo-Moting i dhuruan 3 pikë skuadrës së Tuchel që tashmë ka 29 të tilla në total.
Dortmund bie në MHPArena (Stuttgart), duke u mundur 2-1 nga Stuttgart. Fullkrug realizoi i pari në favor të verdhezinjtë, ndërsa përmbysja erdhi falë Undav dhe Guirassy. Skuadra e Terzic, largohet nga vendet e para dhe e sheh veten në vendin e katërt.

