VIDEO/ VAR shpëton Milanin nga humbja kundër Lecces së Ramadanit

Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në transfertën ndaj Lecces, një ndeshje që e pa në avantazh të dyfishtë, por që në fund rrezikoi ta humbiste nëse nuk do të kishte ndihmën e VAR.

Giroud dhe Reijnders shënuan në 45 minutat e para, duke i dhënë ekipit të Piolit një avantazh komod. Gjithsesi në pjesën e dytë, Lecce e Ramadanit u zgjua dhe do të barazonte shumë shpejt.

Sannsone dhe Banda shënuan dy gola të shpejt në minutën e 66-të he 70-të. Piccoli ndërkohë shënoi dhe golin e tretë në kohën shtesë, por arbitri e anuloi me Var për shkak të një faulli të tij në sulm.

VIDEO GOLI I ANULUAR