VIDEO/ Arsenali mund Burnley-n dhe arrin City-in në krye, rigjen fitoren edhe United

Arsenal është kthyer te fitorja në kampionat pasi ka mundur 3-1 Burnley-n në shtëpi. Falë kësaj fitoreje, Topçinjtë kanë kapur përkohësisht kryesuesit e Manchester City-t në vendin e parë të renditjes.

Trossard, Saliba dhe Zinchenko shënuan për skuadrën e Arteta-s, ndërkohë që Brownhill realizoi për miqtë.

Arsenal e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq direkt të marrë nga Vieira në minutën e 83-të për një ndërhyrje të rrezikshme

Fitore edhe për Manchester United. Djajtë e Kuq kanë mundur 1-0 Luton-in në shtëpi falë një goli të Lindelof në minutën e 59-të. Skuadra e Ten Hag është ngjitur përkohësisht në vendin e gjashtë.