Trupi i pajetë dërgohet drejt Durrësit, shokët e Raphael Dwamena shpërthejnë në lot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2023, 19:30
Sulmuesi dhe kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare pas një goditje në zemër gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit, mesditën e së shtunës.
Ndërkohë, teksa trupi i pajetë i tij është niset drejt spitalit të Durrësit, shokët e tij të skuadrës kanë shpërthyer në lot.
Për Raphael Dwamena kanë shprehur ngushëllime qysh nga sportistët deri tek politikanë si presidenti i republikës, Bajram Begaj.
