VIDEO/ Arbnor Muja në super formë, shënon dhe jep asist në Belgjikë

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Arbnor Muja ka shkëlqyer në ndeshjen e sotme të Antëerpit në kampionatin belg.

Ai asistoi në golin e tretë si dhe shënoi golin e 4 të skuadrës në fitoren e thellë 6-0 ndaj St. Liege.

Në minutën e 33-të teksa shifrat ishin në 2-0, Muja dha asist për Ekelenkamp dhe ky i fundit arriti të dërgonte shifrat në 3-0.

Në minutën e 41-të, Arbnori shënoi një gol të bukur brenda zonës.